Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka premtuar se do të jap dorëheqje në rast se vërtetohet se ka lidhje me personat e arrestuar për fajde në Prishtinë.
Veseli në një konferencë për medie ka thënë gjithashtu se as nuk i njeh protagonistët e rastit, shkruan arbresh.info.
“Gjatë kësaj jave disa media kanë publikuar video materiale të krimit të organizuar ku është apostrofuar emri im nga protagonistët e dyshuar për krime të fajdes, mashtrimit dhe krime të tjera. Dua të deklaroj se unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë rast dh as me personat e këtij rasti. Nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes time në këtë aferë unë nga sot do të jap dorëheqje, e them me siguri të plotë emri im është keqpërdorur në këtë akt të mashtrimit”, ka thënë Veseli.
Ai po ashtu ka kërkuar sqarim pse rasti nuk është iniciuar më herët.
“Si është e mundur që për këtë rast të krimit të organizuar që paska pasur fakte në vitit 2013 të ndërmerren masa 6 vite më vonë, kujt i paska konvenuar që të fshihet, pse këto video incizime kanë”, ka shtuar ai.
Ndërsa kur është pyetur për lidhjet e anëtarëve të PDK-së dhe personat e implikuar në këtë rast, Veseli nuk e ka mohuar ato.
“Në Kuvend kam deklaruar se edhe vëllai im të jetë i involvuar në krim do t’i shkoj deri në fund, PDK nuk është e involvuar, unë jam duke bërë procese reformash edhe në PDK që njerëzit që janë të korruptuar, mund të keqpërdorin apo mund të na keqpërdorin të largohen”, ka shtuar Veseli.
Ndryshe në fillim të kësaj javë në Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona nën dyshimin e fajdes, detyrimit dhe mashtrimit. Të dyshuarit Rrahim Hashimi, Ismet Osmani, Ilir Bojku, Mentor Maqani dhe Adil Thaçi.
E në një video të bërë publike protagonistët përmendin kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli duke deklaruar se ai ka marrë një pjesë të parave./Arbresh.info/
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...