Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitave që ka nisur në kryeqendrat evropiane për të diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, të hënën ka udhëtuar për në Strasburg.
Gjatë kësaj vizite, Kryeparlamentari Veseli do të pritet të martën në takim të veçantë nga kreu i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.
Në takimet me kreun e Parlamentit Evropian dhe zyrtarë të lartë evropianë, Kryeparlamentari Veseli do të diskutojë për përmbushjen e gjitha kritereve nga ana e Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave dhe do të kërkojë vendimmarrjen e nevojshme në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi lëvizjen pa viza në Zonën Shengen gjatë këtij viti.
Gjatë qëndrimit në Strasburg, kryetari i Kuvendit, Veseli, do të ketë takime të ndara edhe me Raportuesen për Liberalizim të Vizave për Kosovën, Tanja Fajon si dhe me eurodeputetë tjerë, si Tonino Picula, i cili udhëheqë delegacionin evropian për Kosovën dhe eurodeputetë nga Partitë Popullore Evropiane, si Cristian Dan Preda dhe David McAllister.
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...