Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë sot homazhe dhe ka vënë kurora me lule tek shtatorja e heroit Ilaz Kodra si dhe tek komplekset e dëshmorëve dhe martirëve në Vrbovc, Shtuticë dhe në Marinë.
Kreu i PDK-së, pas homazheve në Marinë, ka theksuar se Serbia duhet të paguaj për gjenocidin e kryer ndaj qytetarëve tanë të pafajshëm, duke shtuar se ne jemi krenar me luftën tonë.
“Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që kanë rënë në altarin e lirisë, kjo është historia jonë, kjo është dhembja jonë, kjo është krenaria jonë, kurrkush as nuk ka me mund me ndërru, as me lëvizë nga kjo e cila është e vërteta. Serbia do të paguaj për gjenocidin serb të cilin e ka kryer mbi njerëzit tanë të pafajshëm, ne jemi krenar me luftën tonë, e kemi shporrë Serbinë, s’ka më Serbi, kjo është ajo, çdo luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është krenar, ndërsa ata që kanë pikëpyetje ndaj neve që kemi luftuar, qe ku jemi. Kur të dojnë, qysh të dojnë, këtu jemi. Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetit të Kosovës dhe çdo gjaku i cili ka rënë, por edhe këtyre luftëtarëve që janë gjallë, edhe këta duhet respektuar”, tha Veseli.

Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...