“Çdo herë do ta kujtojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe sfidat në kohërat më të vështira, gjatë ndërtimit të shtetësisë, institucioneve dhe shoqërisë tolerante, për të gjithë qytetarët. Ne jemi në partneritet të ngushtë gjatë veprimtarisë së përditshme politike e shoqërore, dhe për këtë jemi krenarë”, theksoi Veseli.
Kryeparlamentari Veseli tha se që nga dita e parë e marrjes së detyrës së kryetarit të Kuvendit, është angazhuar personalisht që bashkëpunimi të jetë i përditshëm, me qëllim të përmirësimit të gjendjes në të gjitha nivelet, posaçërisht të cilësisë së jetës së çdo familjeje boshnjake dhe të komuniteteve të tjera pa dallim.
Duke falënderuar komunitetin boshnjak për kontributin e jashtëzakonshëm institucional në forcimin e shtetësisë së vendit tonë, kryeparlamentari Veseli tha se angazhimi i pjesëtarëve të këtij komuniteti, si dhe të atij turk, në shoqërinë tonë, është shumë i rëndësishëm.
“Gjendemi në Prizren dhe kjo nuk është rastësi, sepse pa praninë e boshnjakëve dhe turqve, ky qytet nuk do të ishte çfarë është, me shumë kultura dhe tolerancë. Qyteti i Prizrenit është krenaria jonë dhe është model jo vetëm për vendin tonë, por për regjionin. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë, të ndërtojmë së bashku Republikën e Kosovës dhe të ecim në rrugëtimin euro-atlantik”, theksoi kryetari Veseli.
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...
Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije
Dolce kritikon Elijonën: Je shumë e fshehtë, dinake
Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kjo s’ndryshohet me t...