Kryeparlamentari Kadri Veseli ka reaguar lidhur me ndalimin e fotografes Eliza Hoxha në kufi nga autoritet e Serbisë, për shkak të një fotografie që përmbante mbishkrimin e UÇK-së.
“Në Merdare ndalohen artistët kosovarë, duke shkuar në Beograd për të dhënë mesazhe të dialogut e komunikimit. Ajo që i ndodhi sot Eliza Hoxhës, e cila vetëm pak ditë më parë prezantoi Kosovën në Bienalen e Venecias, është veprim i ulët i shtetit serb. Në Beograd sulmohet brutalisht edhe intelektuali me famë botërore, Bernard Henri Levi, sepse mbrojti kauzën për liri të popullit të Kosovë më 1999. Atje ende kanë frikë nga e vërteta dhe arti. Por, fuqia e artit është më e madhe sesa ndalesat kufitare”, ka shkruar Veseli.
Policia e Serbisë ka ndaluar 3 fotografi si dhe katalogun e ekspozitës së artistes Eliza Hoxha, të cilat kishin dedikim ekspozitën “Midis ëndrrës dhe realitetit”, në kuadër të edicionit të pestë të festivalit “Mirëdita-Dobar dan”, që organizohet në Beograd.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë