Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me, siç thuhet, rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në këtë seancë ka kritikuar ashpër politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se Kurti më këto qëndrime po i mbulon dështimet e qeverisë së tij.
“Nuk e kam besuar qe do të vinte një ditë si kjo që në Kuvendin e Kosovës do të flisnim për rëndësinë e marrëdhënieve tona me shtetet e bashkuara të Amerikës“
“Dëmi që po I shkaktohet Kosovës është shumë i madh. Po manipulohet me emocionet e qytetarëve”.
“Në po e dimë sakt se lojërat e kryeministrit janë strategji e tij për të mbuluar dështimin”.
“Kryeministër, ne nuk jemi armiqtë tuaj, jemi opozitë por me këtë qasje ju jeni duke u bërë kundërshtar I vetvetes”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...