Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka qëndruar në Rahovec, ku bashkë me kryetarin aktual të këtij qyteti dhe kandidatin edhe për një mandat, Idriz Vehapi kanë takuar strukturat e PDK-së në qytet.
Veseli theksoi se fitorja e Idriz Vehapit në këtë garë, do të jetë një fitore dhe mundësi më e mirë për prodhuesit e kësaj zone.
“Fitorja e Idriz Vehapit në balotazh do të jetë edhe një fitore e radhës e fermerëve tanë të vyeshëm, vreshtarëve dhe prodhuesve të verës, të cilëve do t’u largohen të gjitha barrierat, që prodhimet kosovare t’i plasojnë jashtë vendit. Faleminderit përzemërsisht të gjithë kandidatëve për asamblistë dhe strukturave të partisë në Rahovec që po punojnë pa pushim drejt triumfit më 19 nëntor”, ka theksuar ai.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve