Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka sjell në pikën më të ulët raportet Kosovë-SHBA që janë ndërtuar qe disa dekada.
Duke folur për antiamerikanizmin në Kosovë, Veseli tha se Kurti nuk ka dalë në mbështetje të asnjë procesi që Kosova ka arritur në koordinim me SHBA.
“Më 1999 kur u bë marrëveshja e Rambujesë ishte presidenti Klinton dhe ndodhën bombardimet, Albini ishte kundër. Më 2008 kur e shpallëm pavarësinë në kohën e presidentit Bush, Albini nuk besonte dhe ishte kundër. Më 2015 në demarkacion ishim në koordinim me presidencën Obama, Kurti ishte kundër. Sot me presidentin Trump për marrëveshjen finale, ai prapë është kundër. Këto janë fakte”, tha Veseli.
“Sot me presidentin Trump për marrëveshjen finale, ai prapë është kundër. Këto janë fakte”, tha Veseli në Klan Kosova ku theksoi po ashtu se Kurti rrëzoi veten duke shkaktuar prishje të koalicionit në mes pandemie.
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...