Në Gllanasellë të Drenasit është bërë përurimi i shtatoreve së heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.
Në ceremoninë e përurimit po marrin pjesë familjarët, bashkëluftëtarët e krerët e shtetit.
Kryeparlamentari Kadri Veseli para të pranishmëve kujtoi kohën e luftës që kanë bërë bashkë me Fehminë e Xhevën, duke thënë se shtetforimi i Kosovës ishte amanet i tyre.
“Gjatë gjithë rrugës na kanë pyetur se a mund të vinë në Drenicë dhe ja sot i kemi këtu përballë. Shteti i Kosovës është amanet dhe trashëgimi e tyre të cilët nuk lanë fëmijë. Ne me zhvillim ekonomik do të mundohemi që qytetarët mos të shkoj jashtë shtetit të tyre por të qëndrojnë këtu. Dhe kjo është falë heronjve të Kosovës”, tha Veseli./Arbresh.info/
Konjufca për Qosjen: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelekt...
Ligji për Shtetësinë, Musliu: E rrezikon shtetësinë e Kosovë...
Mbyllet sezoni për Gulerin dhe Militaon
Kuvendi miraton edhe Projektligjin për Lojërat Mesdhetare ...
Vdiq në moshën 90-vjeçare, kush ishte Rexhep Qosja
Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hor...