Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takime të ndara ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani, zëvendësministrin e Shëndetësisë, Rrustem Musa, si dhe kryeinspektorin e Punës, Basri Ibrahimi, me të cilët ka diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje, në përputhje me ligjet në fuqi, për specialistët e papunë në fushën e shëndetësisë.
Për t’iu shmangur konfliktit të interesit, Veseli ka takuar ndaras të gjitha palët e përfshira në këtë çështje. Në njërën anë, Ministrinë e Shëndetësisë, dhe në anën tjetër Inspektoratin e Punës.
Këto takime, Kryeparlamentari Veseli i ka thirrur një ditë pasi ka pritur në kabinetin e tij dhjetëra specialistë të papunë, të cilët, pas një proteste, i janë ankuar atij se po u bëhet e padrejtë gjatë fazës së rekrutimit për t’u bërë pjesë e përhershme e sistemit shëndetësor të Kosovës.
Veseli ka kërkuar sqarim lidhur me këtë çështje nga ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, pasi që Kuvendi i Kosovës ka ndarë mjete të mjaftueshme që të zgjidhet ky problem i specialistëve, e njëkohësisht edhe ai i specializantëve.
Ministri Rrahmani dhe zëvendësministri Musa e kanë njoftuar Kryetarin Veseli për problemin aktual, i cili ka ardhur si rrjedhojë e vendimit të Inspektoratit të Punës, ndërsa e kanë siguruar atë se do të merren shumë shpejt me zgjidhjen e kësaj
çështjeje, në përputhje me ligjet në fuqi.
Ata janë pajtuar se sistemi shëndetësor i Kosovës ka nevojë për mjekë të rinj dhe për angazhimin e kuadrove të reja, të cilat tashmë janë të gatshëm ta japin kontributin e tyre në fushat e specializimeve përkatëse.
Kryeparlamentari Veseli, po ashtu, në një takim të veçantë me karakter konsultativ, që ka pasur me Kryeinspektorin e Punës, Basri Ibrahimi, është informuar lidhur me vendimin e këtij institucioni që ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë anulimin e
konkursit për specialistët.
Veseli, duke respektuar pavarësinë e këtij institucioni dhe ligjshmërinë e vendimeve që nxjerr ky institucion, ka kërkuar të njoftohet në detaje lidhur me këtë çështje.
Kryeparlamentari Veseli ka deklaruar se është i përkushtuar që kjo çështje tëzgjidhet shpejt dhe sistemi shëndetësor i Kosovës të hapë perspektivë për kuadrot e reja.
Kryetari Veseli ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Inspektoratin e Punës për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...