Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar në 22 vjetorin e rënies dëshmorin Ilir Konushevcin.
Veseli e ka quajtur Ilirin si strateg, të guximshëm, të ndershëm dhe një nga të parët në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky është postimi i Veselit:
Heroi ynë Ilir Konushevci dha për Kosovën më të shtrenjtën, jetën e tij, që ne ta gëzojmë më të çmuarën, jetën në liri. Ai i dha të gjitha që kishte, që ne të fitojmë të gjitha që nuk i kishim.
Ai vdiq me dinjitet, që neve të na mbroj nga jeta pa dinjitet. Ilir Konushevci ishte strateg, i guximshëm, i ndershëm dhe një nga të parët në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prandaj sot në 22 vjetorin e rënies, kujtojmë Ilirin i cili me flijimin për liri u ngrit në pavdekësi. Lavdi!.
Izraeli u bënë thirrje urgjente për evakuim iranianëve që je...
Natë e përgjakshme mes Iranit dhe Izraelit/ 10 të vdekur dhe...
Policia asgjëson mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër
Haradinaj uron Gjermaninë për Ditën e Veteranëve
Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmon SHBA-të, do të përbal...
Enrique i bindur: Dembele e meriton Topin e Artë