Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i është përgjigjur Përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadorit Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi, i cili sot gjatë ditës ka shkruar në Twitter se kërkesa për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe është kërkesë e SHBA-së.
Në përgjigjen e tij, Veseli ka shkruar se Albin Kurti është gënjeshtar.
Lideri i PDK-së ka thënë se plani i tij për çështjen e taksës është i qartë qysh nga janari i vitit 2019.
“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli.
Ndërkaq, reagimi i Grenellit erdhi pasi Veseli më herët kishte ngritur zërin ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti se do ta heqë së shpejti tarifën ndaj mallrave serbe, duke e zëvendësuar me reciprocitet.
“Shpreh shqetësimin për ngutin e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën”, kishte shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...