Përfaqësuesit e institucioneve vazhdojnë të mos bëjnë të ditur se kur do të diskutohet në Kuvend themelimi i Gjykatës Speciale.
Megjithatë, kreu i Kuvendit Kadri Veseli, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete se me 21 maj do të diskutohet amendamenti kushtetues që i hap rrugë themelimit të speciales.
Derisa, nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci thotë se ende nuk e kanë marr materialin për këtë gjë, dhe pa i pasur materialet deputetët nuk mund të japin vlerësime, por pa treguar nëse i kanë bërë votat ose jo.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë tha se ajo që është me rëndësi, është ruajtja e unitetit nacional për çështje të rëndësishme siç është gjykata speciale.
“Në fakt ne kemi diskutuar vetëm për seancën e datës 15 dhe 18 maj, keni parasysh ne do të takohemi prapë të hënën dhe pastaj do të procedojmë…Gjithsesi ne kemi thënë edhe më herët ajo që është kryesore ta ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, në të njëjtën kohë të arrijmë një konsensus të përbashkët nacional që nga kjo situatë që është vërtetë serioze dhe e veçantë të dalim në mënyrë sa më unike”, tha Veseli.
Por, shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci tha se ata nuk i frikësohen asnjë gjykate, por i frikësohen vetëm padrejtësive.
“Absolutisht ne nuk i frikësohemi asnjë gjykate, ne i frikësohemi vetëm padrejtësisë dhe ne gjithmonë kemi qenë dhe kemi insistuar që të ketë drejtësi dhe ne jemi të gatshëm që në çdo kohë, personalisht në çdo kohë, kurdo që kërkohet të mbroj pastërtinë e luftës së UÇK-së, luftën e drejtë të popullit të Kosovës”, tha Grabovci.
Mirëpo, ai nuk ka treguar nëse i kanë votat ose jo, duke thënë se ende si deputetë nuk i kanë marr materialet në mënyrë që të mund të japin vlerësimin e tyre.
“Po ne së pari duhet, ju lutëm respektoni, keni parasysh procedurat që duhen ndjekur, janë ligjet, janë rregullat që ne i respektojmë, jo nuk janë kryer procedurat. Kur t’i marrim amendamentet çka ka për t’u ndryshuar, i dorëzojë me shkrim gjithë deputetët dhe caktohet shqyrtimi, leximi i parë, leximi i dytë dhe absolutisht ne japim mendimin tonë”, deklaroi Grabovci.
Megjithatë, nesër Komisioni për Legjislacion pritet që t’ia përcjell seancës plenare amendamentin kushtetues i cili i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Ndërsa, me 21 maj pritet që deputetët të diskutojnë në seancë plenare rreth kësaj çështje.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...