Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka marr pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së 90 banesave që janë ndërtuar nga Komuna e Prizrenit për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të UÇK-së dhe rastet sociale.
Kreu i PDK-së i ka uruar qytetarët për banesat e reja, ndërsa i ka siguruar se ndërtimi i banesave për të gjitha rastet në nevojë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ai tha se platforma qeverisëse ‘Fillimi i Ri’ do të jetë gjithmonë pranë familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, derisa shtoi se edhe për familjet në asistencë sociale e që nuk kanë banim, do të bëjnë zgjidhje të shpejtë që mos të vazhdojnë edhe më tutje të jetojnë në ambiente jo dinjitoze.
Përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve në Prizren e falënderuan liderin e PDK-së për përkrahje dhe ndihmën e vazhdueshme që u ka bërë kategorive të dala nga lufta.
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...