Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, prej nga dërgoi mesazhe se familja Jashari dhe gjithë heronjtë tjerë janë garancë dhe frymëzim për të ecur përpara.
“Pothuajse dy dekada po kalojnë dhe plagët janë ende të freskëta, për aq sa edhe dhimbja jonë, por në të njëjtën kohë krenaria dhe forca se Kosova jonë për të cilën u flijuan këta heronj po ecë shumë përpara, po bëhet çdo ditë më e fortë edhe do të jetë e përjetshme si shtet i pavarur dhe sovran. Komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me familjen e tij, dhe gjithë heronjtë e kombit janë garanti me i madh i shteti tonë sovran, i idealeve tona dhe frymëzimit se kah duhet të ecim si shtet, kemi shumë punë, por jemi në rrugën e duhur”, tha Veseli.
Ai shtoi se Kosova do të jetë shembull i integrimit dhe zhvillimit të fuqishëm si shtet i pavarur.
Sikurse Mustafa as Kadri Veseli nuk ka shkuar që të vizitojë familjen Jashari në kullën e tyre.
Më herët vizitë familjes Jashari i kanë bërë një delegacion i FSK-së me në krye ministrin Haki Demolli si dhe një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje.
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...