Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar në Finlandë ish-presidentin Marti Ahtisaari, i cili ishte të dërguarin special të OKB-së për statusin e Kosovës.
“Pata kënaqësinë ta takoj presidentin Marti Ahtisaari. Evokuam kujtime nga puna e tij që çoi në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, një ëndërr edhe përpjekje e gjatë e popullit tonë. Ne jemi krenarë që Kosova është bërë shembull i demokracisë për shumë vende”, ka shkruar Veseli në FB.
Veseli thotë me Ahtisaarin ka shkëmbyer mendime për të ardhmen e vendit, ndërsa thotë se këshillat që i vinë nga ish-presidentin finlandez, që ideoi pavarësinë e Kosovës, janë të mirëseardhura.
“Me presidentin Ahtisaari shkëmbyem shumë mendime për të ardhmen e Kosovës dhe këshillat e tij janë gjithmonë të mirëseardhura. Në ketë fazë, Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë dialogun me Serbinë, për të përmbyllur përgjithmonë çështjet e hapura mes dy vendeve dhe për te ecur si dy vende sovrane në rrugën e integrimeve evropiane. Kushtetua e Kosovës, që buron nga propozimi i presidentit Ahtisaari, është garantuese e fortë e lirisë se qytetarëve tanë, pa dallim, dhe mbrojtja e kësaj kushtetute do të jetë angazhimi ynë i përhershëm, në çdo fazë”, thuhet më tej në postimin e Veselit.
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...
Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Pris...
U dërgua për intervistim në stacionin policor në Gjakovë, i ...
Një femër dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Mitrovicë...
Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së 4 janarit në ...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës, rivarroset sot në Preka...