Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë bërë sot homazhe te vendi i rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 28-vjetorin e rënies së tyre.
Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli ka thënë se dhimbja për humbjen e tyre dhe shumë të tjerëve është ende e freskët.
Sipas tij, gjeneratat e reja do të përulen para këtyre heronjve, shkruan arbresh.info.
“Kalojnë 28 vjet të cilat janë të mëdha, është e freskët dhimbja, pothuajse si sot. Krenarë jemi të gjitha ata që i kemi njohur, kanë qenë pushkët e para të lirisë, paraardhësit e UÇK-së. Gjeneratat e reja do të përulen para këtyre heronjve të kombit. Jemi krenar që edhe familjarët kanë qëndruar edhe në procese më vonë dhe janë shumë të fortë, këta janë krenarë me punën që kanë bërë dhe ne jemi krenarë me këto familje dhe s’do të harrojmë kurrë se sa e shtrenjtë ka qenë liria jonë.
Edhe kryeministri Haradinaj ka thënë se do të ketë nderim të përhershëm për heronjtë.
“Nderim i përjetshëm heronjve. Nderim po ashtu për të gjallë, prindërit, bashkëluftëtarët. Lavdri e përjetshme”, ka thënë Haradinaj.
Veseli dhe Haradinaj më pas janë drejtuar për në shtëpinë e familjarëve të heronjve./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1584998351565251/
Xhaka me një postim emocionues pas fitores në derbi ndaj New...
Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi: Po i afrohej hapësirë...
KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunim...
Personat e armatosur në Sydney i thanë familjes se ishin për...
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Ervin Pollozhan...
Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjith...