Vesa Broja është zgjedhur sot kryesuese e Kuvendit komunal në Mitrovicë. Kështu është bërë e ditur nga Komuna e Mitrovicës.
Nën drejtimin e anëtarit më të moshuar të Kuvendit të Komunës, Fadil Veseli, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, është mbajtur mbledhja e rregullt e kuvendit, për zgjedhjen e kryesuesit të KK-së, shkruan arbresh.info.
“Anëtari më i moshuar i kuvendit, Fadil Veseli, ka propozuar edhe rendin e ditës për këtë seancë, ku pas formimit të komisionit prej tre anëtarësh për zgjedhje të kryesuesit, me vota të fshehta, kryesuese u zgjodh Vesa Broja, nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila fitoi 21 vota nga të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës sa ishin të pranishëm në këtë seancë.
Pas kësaj me një fjalë rasti të pranishmëve u është drejtuar kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja, e cila ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë anëtaret e këtij kuvendi, dhe është e përkushtuar për të punuar për çështje që kanë të bëjnë për qytetarët dhe të mirën e komunës.
Ndërsa pika e dytë e rendit të ditës e paraparë për këtë seancë; Propozim-vendimi për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa është shtyrë për mbledhjen e radhës të kuvendit./arbresh.info/
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...