Gjatë natës, një sasi e madhe ujë ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, tha se nuk ka elemente për vepër penale.
“Dëmet që janë shkaktuar aty te pajisjet janë për t’u diskutuar mes Ibër-Lepencit dhe kompanisë që po i kryen ndërtimet”, tha ai për RTK.
Ndërkohë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njoftoi se gjatë ditës do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc”.
Si pasojë, impiantet e trajtimit të ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar, gjë që mund të shkaktojë mungesë uji në zonat e larta të qytetit dhe fshatrat përreth.
Ekipet e kompanisë janë në terren duke monitoruar situatën dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo niveli i ujit të stabilizohet.
Ndërsa, Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, theksoi se situata është nën kontroll.
Mujka theksoi se, pavarësisht dëmeve materiale, konstruksioni i urës nuk ka qenë i rrezikuar, ndërsa shton se ky rast nuk është shkaktuar nga faktori njeri, por që sipas tij, dora e njeriut ka ndihmuar në minimizimin e dëmit të mundshëm.
Ai gjithashtu apeloi që rasti të mos përdoret për qëllime politike ose elektoral./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...