42 persona janë evakuuar, ndërkaq mbi 1000 operacione janë zhvilluar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent nga vërshimet në komunat e Kosovës gjatë muajit janar.
“Numri i rasteve të koordinuara kanë qenë 1007 raste, numri i intervenimeve të vërshimeve ka qenë 196, thithja e ujit me pompa të kapacitetit të lartë 24, intervenime teknike 63, persona të evakuuar kanë qenë 42”, ka deklaruar Shefki Avdullahu, drejtori i AME-së në një konferencë për media.
Ai ka thënë se komunat më të prekura kanë qenë Malisheva, Gjakova, Klina, Juniku, Suhareka, Mitrovica, Gjilani dhe Prishtina.
Avdullahu ka shpalosur rekomandimet e dhëna ndaj komunave për mos përsëritjen e rasteve të njëjta, duke përfshirë pastrimin dhe mirëmbajtjen e lumenjve, monitorimin e vazhdueshëm të zonave me rrezik të lartë, hartimin dhe zbatimin e planeve lokale nga fatkeqësitë natyrore, ndarje e përgjegjësive në mes të institucioneve lokale – qendrore dhe forcimin e inspektimeve ndërtimore./rtk
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...