Ndonëse konsiderohet pjesë e territorit të Kosovës, në veri të Mitrovicës çdo gjë frymon ndryshe.
Vendimi për largimin e produkteve serbe me mbishkrimin “Kosovo i Metohia”, nuk vërehet në veri.
Ekipi i KTV-së, të shtunën ka vizituar disa markete ku ka hasur në prodhime serbe me mbishkrimin Kosovo i Metohiu.
Në disa qytete të Kosovës, tashmë inspektorët komunalë kanë dalë në terren për të larguar të gjitha produkteve serbe që mbajnë mbishkrime “Kosova Metohija”, “Kosovo UNMIK” dhe “Kosovo Rezoluta 1244”.
Kryeinspektori i MTI-së, Lulëzim Syla, ka thënë për KTV-në se urdhëresa e ministrit u është shpërndarë të gjitha komunave, duke përfshirë edhe pjesën veriore.
Ndërsa, pas masave të qeverisë për vënien e taksës 100% produkteve serbe që nga data 21 nëntor, në pjesën veriore të Mitrovicës nuk ka shtyp ditor serb.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...