Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është takuar sot me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KQZ’ja ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar lidhur me me procesin e verifikimit të kandidatëve të subjekteve politike, të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt 2021.
Sipas njoftimit, Daka dhe Çoçaj janë dakorduar për bashkëpunim institucional në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Njoftimi i plotë:
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka priti në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj.
Në këtë takim u diskutua lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve të subjekteve politike, të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt 2021.
Daka dhe Çoçaj u dakorduan për bashkëpunim institucional në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese./arbresh.info/
Arrestimi i mësimdhënësit për dhunë, psikologu i shkollës “P...
“Futbolli vazhdon dhe unë largohem me kokën lart” – Le...
Zyrtare/ Kai McKenzie-Lyle – gardiani i ri i FC Ferizaj
Raporti i Sigurisë së Mynihut 2026: Bota ka hyrë në një epok...
Abdixhiku takohet me Osmanin, thotë se biseduan për Bordin e...
Ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollë, ndalohet mësimdhë...