Shefi i BE-së për negociatat Brexit ka theksuar se Presidenti Donald Trump përbën kërcënim serioz për BE-në për shkak se ai është duke nxitur populizmin.
Guy Verhofstadt tha se BE-ja ‘kurrë nuk ka qenë më armiqësore me SHBA-të sesa në ditët e sotme’, transmeton arbresh.info.
Ai ka shtuar se Trump dhe këshilltarët e tij janë bashkuar me lëvizjet e ekstremit të djathtë për shkatërrimin e BE-së.
“Vetë Trump ka theksuar se edhe vendet tjera duhet të ndjekin shembullin e Britanisë për dalje nga BE-ja,” ka thënë ai.
Verhofstadt thotë Trump është një nga tre kërcënimet me të cilat përballet BE-ja, duke përfshirë edhe Presidentin rus, Vladimir Putin dhe ekstremizmin islamik.
“Putini”, ka shtuar ai “është duke u përpjekur që të minojë BE-në me sulme kibernetike dhe është duke financuar partitë e ekstremit të djathtë, duke përfshirë Partinë për Liri në Holandë dhe Frontin Kombëtar në Francë”./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...