Plotëson nevojat brenda vendit.
E Kosova duket se ka kapacitet që të ekspertojë verëra edhe në vendet e rajonit edhe më gjerë. Madje sasia që eksportohet është goxha e madhe.
Në të dhënat Doganës së Kosovës thuhet se vetëm gjatë këtij viti janë eksportuar verëra në vlerë afër 1.5 milionë euro. Saktësisht gjatë periudhës janar- maj të 2019-ës Kosova ka eksportuar verëra në vlerë mbi 1 milion e 348 mijë euro.
Vetëm në shtetin serb, Serbia është eksportuar verë në vlerë afër 500 mijë euro. Sasia më e madhe ka qenë e verës së kuqe.
Edhe në shtetin tjetër fqinj, Shqipëri, është eksportuar verë po dukshëm në vlerë më të vogël, mbi 223 mijë euro.
Por, verërat kosovare duket të jenë pëlqyer edhe në vendet evropiane, vetëm në Gjermani janë eksportuar vera në vlerë 33 mijë euro, në Zvicër afër 6 mijë euro ndërsa në Austri vetëm 2 mijë e 419 euro.
E edhe banorët e Shtatëve të Bashkuara të Amerikës po del se preferojnë verat e Kosovës. Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet se gjatë këtij viti janë eksportuar verëra në vlerë 101 mijë euro.
Ndërsa vendet tjera në të cilat Kosova eksporton verë janë Turqi, Norvegjia, Holanda, Kroacia, Danimarka.
E një nga prodhuesit e verës në Kosovë “SuharekaWine” gjatë këtij viti ka eksportuar rreth 250 mijë litra.
Kështu ka thënë për arbresh.info, Albulena Veseli nga kjo kompani.
Veseli ka përmendur edhe vendet në të cilat eksportojnë verë.
“Vendet ku kemi eksportuar janë kryesisht vende që kanë marrëveshje tregtare me Kosovën, në vende anëtare te MSA-se (Gjermani dhe Itali), CEFTAS (ne Shqipëri) si dhe ne ato vende me sistem te përgjithshëm të preferencave (në Zvicër)”, ka thënë Veseli.
Ajo ka shtuar se veç Evropës, verat e “SuharekaWine” eksportohen edhe në SHBA dhe Hong-Kong.
“Ndërsa sasi me te vogla kemi eksportuar edhe në tregun e SHBA-se dhe atë të Hong Kongut”, ka thënë ajo.
Veseli ka shtuar gjithashtu se kapaciteti i prodhimit vjetor të kompanisë është rreth 2 milionë litra ndërsa kanë tri brende të prodhimit të verës me varitete të ndryshme të rrushit./arbresh.info/
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova