Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me përfaqësues të dy komunave të Mitrovicës dhe ministra të kabinetit qeveritar, kanë vendosur të martën gurthemelin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, në kuadër të një projekti të përbashkët ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale.
Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ndërtimi i këtyre urave po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut.
Gurthemeli i urës për kalim të veturave është vendosur më afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së veriut, ndërsa ura për kalimin e këmbësorëve është vendosur përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”.

Ambasada amerikane për Kombëtaren e Kosovës: Luajtën me zemë...
FFK publikon pamje nga ceremonia e dekorimit të lojtarëve ng...
Trump thotë se brenda “dy-tre javësh” SHBA-ja do të largohet...
Osmani dekoron Dardanët: Ata i dhanë gjithë kombit tonë shpr...
QKUK-ja fillon endoskopinë gastrointestinale për fëmijë
Fisnik Asllani reagon pas humbjes: Dhimbja është e madhe, is...