Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se vendimi për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse, ka skaduar.
Në njoftimin e lëshuar nga MINT thuhet se në bazë të evidencave dhe analizave të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut dhe Departamentin e Naftës, çmimi i derivateve sot në treg rrjedh si rezultat i rritjes së çmimit të derivateve të importuara.
“Në rast të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të derivateve të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të nxjerr vendim për rregullimin e çmimeve dhe masat e tjera mbrojtëse, sipas Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrotjëse dhe me evidencë nga raportet ditore nga Inspektorati i Tregut, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe në konsultim me Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe konsumatorët”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...
Policia e Kosovës shpallë konkurs pune për disa pozita
Ferit Idrizi sot zyrtarisht merr detyrën e kryetarit të Vush...
Nesër protesta në Shkup: OVL-UÇK pret 20 mijë pjesëmarrës
Tifozët në revoltë kundër FIFA-s, biletat e Botërorit shkojn...
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...