Vendimi i rigjykimit, Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Istog

10:59 | 3 Korrik 2026
A Z

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 12 vite burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte gjatë periudhës së luftës në vitet 1998-99 në komunën e Istogut.
Ky është vendimi i rigjykimit, pasi rasti ishte kthyer në rivendosje nga Gjykata Supreme.

Shpallja e këtij aktgjykimi u bë të premten, më 03.07.2026, nga gjyqtari Avni Syla.

Sipas aktgjykimit i akuzuari, Ekrem Bajroviq detyrohet të paguajë edhe shpenzimet e paushallit gjyqësor prej 300 eurosh dhe shumën prej 100 euro për fondin e viktimave të krimit.