Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar njoftimin e Gjykatës Kushtetuese rreth zëvendësimit të deputetëve në raste kur ka të tillë që bëhen pjesë e qeverisë.
“Njoftimi thotë se zëvendësimi nuk guxon të bëhet mbi kritere gjinore, por duke u bazuar në numrin e votave të kandidatëve dhe vetëm në rast të cenimit të kuotës mund të zëvendësohet me kandidatë të gjinisë së njëjtë”, është shprehur Cakolli, njofton Klan Kosova.
“Pa publikimin e plotë vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e vështirë që do të merren hapa për votimin e presidenti. Janë dy deputetë që duhet t’i fitonin mandatet. Yllza Hoti dhe Gresa Bytyqi të Vetëvendosjes pritet të mbeten jashtë kuvendit që të futen Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli. Kjo nuk është qartësuar mirë”.
Cakolli ka thënë në Edicionin Special se duke qenë kështu zgjedhja e presidentit të ri të vendit ndodh që të shtyhet.
“Ligjërisht ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk përbën efekt juridik sepse nuk është publikuar si i plotë dhe nuk u është komunikuar palëve. Problemi qëndron që nëse gjykata do të vonojë me publikimin e versionit të plotë. Nuk besoj që Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të thërras seancë pa qenë i sigurt. Gjykata duhet të dalë sa më shpejt me një vendim të plotë”.
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...