Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kosova i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta.
Në lidhje me këtë gjë, mediumi amerikan Fox News, i ka kushtuar një artikull vendimit të qeverisë, ku tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtojnë presionin mbi shtetet e treta për t’i pranuar të dëbuarit.
“Kosova është ndër vendet më të varfra në Evropë, e tejkaluar vetëm nga Ukraina dhe Gjeorgjia, dhe thuhet se ka shqyrtuar skema të ngjashme që mund të sigurojnë të ardhura. Fox News Digital nuk ka arritur të kontaktojë menjëherë Shtëpinë e Bardhë apo Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të pyetur nëse SHBA do të paguajë vendet e treta për të pranuar të dëbuarit nga SHBA”, shkroi FoxNews.
Edhe Reuters i ka dedikuar një artikull kësaj ngjarje.
“Shtetet e Bashkuara janë në kërkim të partnerëve për të pranuar shtetas të palëve të treta, ndërsa kërkojnë të përmbushin premtimin e Presidentit Donald Trump për deportime në nivel rekord . Kosova, një vend ballkanik me 1.6 milion banorë, tashmë ka një marrëveshje për të marrë 300 të burgosur nga Danimarka duke filluar nga viti 2027 në këmbim të 210 milionë eurove gjatë dekadës së ardhshme dhe ka shprehur interes për të pritur të dëbuar nga Britania”, shkruan Reuters.
Strehimi i të dëbuarve ka qenë një temë e diskutueshme në Kosovë edhe përpara se SHBA të kërkonte nga shteti ballkanik të pranonte emigrantët e saj të dëbuar.
Muajin e kaluar, Britania e Madhe tha se po shqyrton Kosovën, së bashku me tetë vende të tjera kryesisht nga Ballkani, për të hapur “qendra kthimi” për të strehuar azilkërkues që u është refuzuar strehimi.
LEXO EDHE:
Qeveria miraton kërkesën e SHBA-së për strehimin e menjëhershëm të 50 shtetasve të huaj
Qeveria miraton kërkesën e SHBA-së për strehimin e menjëhershëm të 50 shtetasve të huaj
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...