Komuna e Prishtinës ka vendosur që të lirojë disa kategori nga pagesa e biletës së trafikut urban.
Kështu bëri të ditur kryetari i komunës, Përparim Rama i cili tha se vendimi lirimi nga pagesa do të zbatohet nga data 01.10.2025.
“Nga 1 tetori, me këtë vendim, transporti urban do të jetë falas për: Stafin shëndetësor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit. Stafin mësimor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve arsimore të Kryeqytetit, përfshirë edhe institucionet parashkollore. Të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit, në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe institucionet vartëse të tij. Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Kryeqytet. Të gjithë studentët e Kryeqytetit.”, ka shkruar ai.
“Qytetarët janë prioriteti ynë, për një Prishtinë më të gjelbër dhe me më pak vetura!”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Vendimi i plotë:

Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...