Milaim Zeka ka folur për postin e presidentit, me ç’rast tha se vendi do të shkoj në zgjedhje pasi presidenti nuk do të zgjidhet.
“Aq sa kam informacion PDK nuk lëshon pe në zgjedhjen e presidentit. Por pa miratimin e LDK-së nuk do të ketë zgjedhje të presidentit. Ne do të shkojmë në zgjedhje dhe prapë do të shkojmë në zgjedhje sepse nuk do të merremi vesh se kush do të jetë presidenti”, ka thënë ai.
Zeka tha se kësisoj në vend do të ketë një ngërç politik.
“Aq sa kam biseduar edhe me kryetarin e PDK-së dhe me anëtarë të kryesisë, ata kanë qëndrim që nuk i japin vota asnjë kandidati tjetër. Mbi bazën e kësaj do të kemi ngërç. Në mars në zgjedhje do të shkojmë dhe pastaj prapë do të kemi zgjedhje”, shtoi ai./express
Rekordi i votave në vendvotimet në Kosovë
Sa deputetë do t’i ketë LVV, PDK, LDK e AAK sipas Exit Poll-...
Dalja në zgjedhje mbi 44 për qind
Exit Poll-i i UBO Consulting: Si ishte përqindja më 9 shkurt...
Pas mbylljes së vendvotimeve, reagon Kurti
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun