Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se çka i kishte thënë presidenti i ShBA-së, Donald Trump, kur e kishte takuar për herë të parë.
Në një intervistë nga Haga për emisionin “Rubikon”, Thaçi ka thënë se presidenti Trump e njeh shumë mirë Kosovën.
Ai ka treguar se presidenti amerikan i kishte thënë se “Kosova është një vend i mrekullueshëm me popull të shkëlqyer”.
“Presidenti Trump e njeh Kosovën, në takimet gjatë mandatit të parë presidencial më ka thënë “Kosova është një vend i mrekullueshëm me popull të shkëlqyer”. Edhe mesazhi i fundit drejtuar popullit të Kosovës me 17 shkurt të këtij viti nga Trump ishte shumë inkurajues. Disa prej zyrtarëve të lartë aktualë në Uashington janë të involvuar për kohë të gjatë me çështjen e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ata nuk veprojnë pa i vënë dikush në lëvizje. Në këtë drejtim do të ishte me interes të ndodhte një koordinim mes Prishtinës dhe Tiranës. Shqipëria po tregohet më efektive”, ka thënë Thaçi.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje