Fushata Zgjedhore ka bërë që aktivistët e partive t’i tregojnë edhe preferencat për kandidatët e tyre, brenda një parti të caktuar që do ta votojnë në zgjedhjet e 11 Qershorit.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe më Emri Lladrovcin, i cili është vëllai i Ramiza Lladrovcit, i cili ka treguar se pesë kandidatët e tij të preferuar brenda listës PDK-AAK-NISMA janë Kadri Veseli, Shaip Muja, Sala Berisha Shala, Andin Hoti dhe Muharrem Xhemajli, shkruan Veriu.info.
Thënien se politika është pazar ku shkëmbehen favoret, e ka dëshmuar ky publikim në Facebook i Emri Lladrovci, pasi që ai si kandidatë të dytë të preferuar ka përzgjedhur Shaip Mujën, i cili në zgjedhjet lokale të mbajtura në fund të vitit të kaluar në Drenas, kishte qëndruar gjatë gjithë fushatës krah për krah me Ramiz Lladrovcin.
Mirëpo, duket se ndihma e Mujës për Lladrovcin kishte qenë ogurzezë, pasi që edhe pse është pritur fitore bindëse e PDK-së në raundin e parë, Lladrovci fitoj vetëm pas shkuarjes në balotazh./Veriu.info/

SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...