Familja e të ndjerës Nazlije Sherifit, ka reaguar pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njoftoi se në mesin e viktimave nga coronavirusi është edhe 19-vjeçarja nga Mitrovica, e cila vdiq derisa po priste të bëjë transplantimin e veshkës jashtë vendit.
Ilir Sherifi, vëllai i Nazlije Sherifit përmes një postimi të bërë në Facebook ka shkruar se do të vjen koha kur të demaskohen të gjithë ata që po bëjnë padrejtësi dhe po montojnë rezultate, transmeton Telegrafi.
“Falënderoj IKSHPK-në për mashtrimet dhe montimin e rezultateve si ia don qejfi, do vijë koha kur të demaskohen të gjithë ata që po tentojnë të bëjnë padrejtë si në kë to ditë të rënda për ne”, ka shkruar ai.
Ndryshe, QKUK më herët ka konfirmuar për Telegrafin se Nazlije Sherifi ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me coronavirus , dhe se ajo po ashtu vuante nga një së mundje e veshkave.
“QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitivë nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigjën e dhënë për Telegrafin nga QKUK.
Për Nazlije Sherifin familjarët kishin kërkuar ndihmë financiare, pasi që vuante nga një sëmundje e rëndë. Nazlije Sherifi ka ndërruar jetë ditën e diel, ndërsa varrimi i saj është bërë gjatë ditës së sotme.

Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...