Pas incidentit që ndodhi sot gjatë zbulimit të shtatores së Beg Rizajt në Deçan, ku u raportuar se Ali Rizaj (vëllai i Beg Rizajt) nuk ka dashur të lejojë askë ta zbulojë shtatoren, ka reaguar vëllai tjetër Ramiz Rizaj.
Ky i fundit ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social ‘facebook’, se nuk ka ndodhur asgjë, por se sipas tij mediat janë munduar t`i japin konotacion tjetër asaj çfarë ka ndodhur sot gjatë zbulimit të shtatores së vëllait të tij të vrarë në Kumanovë më 2015-të, Beg Rizaj.
Rizaj ka shkruar se asnjëherë nuk do të ndodhë që familja e tij të ketë ndonjë paqartësi me siç e ka quajtur ai ‘Heroin e gjallë të Shqiptarisë, Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj’.
POSTIMI I PLOTË I RAMIZ RIZAJT:
Nganjëherë në ngjarje të mëdha ndodhin keqkuptime për të cilat unë si kryefamiljar i familjes Riza kërkoj falje për një lëshim që na ndodhi në manifestimin e sotëm..!!
Shumë gojëkëqij dhe media fatkeqësisht u munduan ta përshkruajnë si incident me Kryeministrin, por jo Kurrë, Kurrë s`ka ndodhë as nuk ndodhë që familja jonë të ketë ndonjë paqartësi apo kundërshtim ndaj Heroit të gjallë të Shqiptarisë, Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj..!!
#Gjithmonë me ty Nderi i Kombit#
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten