Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu në një prononcim për Indeksonline ka folur rreth mundësisë së koalicioneve të mundshme të subjektit të tij me partitë tjera, por ka mohuar zërat për një koalicion të tillë me Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilën ai është shprehur se nuk ekziston madje as si opsion.
“Vetëvendosja nuk është fare opsion në këtë moment për LDK-në, ndërkaq për koalicion parazgjedhor ne kemi diskutuar dhe kemi orientim me hy me ato parti që tani me dihet me të cilat kemi qenë në periudha të ndryshme, ndërsa Vetëvendosje, AAK e as PDK nuk janë fare opsion për koalicion”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se vetëm pas zgjedhje organet e partisë do të ulën dhe të shikojnë rezultatet ku më pas do të dihet konkretisht se çka do të vendoset më tuje.
Ndërsa sa i përket kandidatit të ardhshëm për Kryeministër të Kosovës nga kjo parti, Veli ka thënë se ende nuk është diskutuar brenda partisë kjo temë, pasi Kryetari Isa Mustafa tash më ka deklaruar se nuk do të jetë kandidat për Kryeministër nga radhët e LDK-së.
Ai gjithashtu ka thënë se ka vendosur të mos jetë as në listën e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, këto pohime ai i ka ripërsëritur dje në tubimin e këtij subjekti në Istog ku u shënua 27 vjetori i themelimit të degës së LDK-së.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...