Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se vendimi i sotëm i MPB-së për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë për targat e automjeteve, sipas tij, është vendim, të cilin e ka nënshkruar ai në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme me 17.09.2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS.
Përmes një postimi në Facebook, Veliu ka thënë se vendimi i sotëm vjen si rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me lëvizjen e lirë.
Veliu e ka quajtur lajm të mirë atë se Qeveria aktuale po i njeh marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në kohën e Qeverisë Hoti.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës