Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z.Jan Braathu.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë që kanë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike me misionin e OSBE-së në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Veliu falënderoi z. Braathu për përkrahjen që ka dhënë OSBE për MPBAP, me theks të veçantë për Policinë e Kosovës dhe Akademinë për Siguri Publike, në realizmin e projekteve konkrete që kanë të bëjnë me zbatimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Ministri Veliu theksoi se Ministrinë do ta bëjë institucion të besueshëm për qytetarët e Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
Ndërsa, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, z. Braathu, theksoi se OSBE do të vazhdojë më tutje në përkrahje të institucioneve të Republikës së Kosovës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.
Në fund u dakorduan që të intensifikohen takimet për të thelluar bashkëpunimin mes Ministrisë dhe OSBE-së./arbresh.info/
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...