Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i cili ishte i shoqëruar nga delegacioni i lartë i Guardia di Finanza.
Ky takim vije si rezultat i letrës së dërguar nga Ministri Veliu për Ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Italisë, Roberto Gualtieri për fillimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit profesional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Guardia di Finanza, përcjell arbresh.info
Ministri Veliu falënderoi shtetin e Italisë për përkrahjen e vazhdueshme në ofrimin e mundësive të bashkëpunimit në veçanti me Guardia di Finanza dhe kërkoj mbështetje në fushën e hetimeve të krimeve ekonomike dhe financiare, kontabilitetin financiar, evazionin fiskal, kontrabandimin, financimin e terrorizmit.
Ambasadori Orlando theksoi se kjo është vizita e parë e këtij niveli nga Guardia di Finanza që vërteton edhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë./arbresh.info/


Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...