Është mbajtur sot tryeza e partive politike e thirrur nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli për të diskutuar për çështjet me interes nacional.
Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së tha pas mbledhjes se është e rëndësishme që po adresohen temat me interes nacional për Kosovën, raporton Arbresh.info
“Këto tryeza duhet të vazhdojnë sepse duhet të arrihet një konsensus për këto tema sepse koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën për tema më të thjeshta e lërë më për këto. LDK është e gatshme për këtë që ta dëshmojmë legjitimitetin e institucioneve”, tha ai.
Sipas tij, LDK është e gatshme të krijoj shumicën e koalicionit për temat e mëdha nacionale e jo të përditshme.
“Por ne për këtë duhet t’i dimë afatet”, u shpreh Veliu./Arbresh.info
Takimi Starmer–Xi në Pekin/ Në fokus, dialogu strategjik dhe...
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes