Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, transmeton arbresh.info.
Në këtë takim u diskutua për prioritetet e ministrisë dhe situatën aktuale të ballafaqimit me pandeminë COVID-19.
Ministri Veliu e njoftoi ambasadorin Braathu për të gjitha masat që ka ndërmarrë MPB-ja në luftimin e këtij virusi me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.
Ndërsa, në anën tjetër ambasadori Braathu shprehu mirënjohjen e tij për punën që janë duke bërë institucionet e Republikës së Kosovës në luftimin e kësaj pandemie dhe shprehi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së në përkrahjen e institucioneve të vendit dhe ministrisë në veçanti. /arbresh.info/

Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut