Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu, ka vizituar Policinë e Kosovës ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj.
Ndonëse takimi u zhvillua pa pranin e mediave në zyret e Policisë, Veliu vizitën e ka vazhduar edhe në Kampin e Vrellës, në Sllatinë ku edhe u deklarua për media.

Me këtë rast ministri Veliu, tha se Policia e Kosovës ka sfida të mëdha, megjithatë sipas tij po ia del shumë mirë në punën që po e bën.
“Jam i kënaqur më këtë pritje. Ju premtoj se do ta keni vëmendjen e veçante dhe përkrahjen e veçante sepse ju jeni ata që e ruani rendin dhe qetësinë ne vend. E di që Policia e Kosovës ka sfida të ndryshme para vetës e kështu që ka shënuar rezultate të mira në punë e kështu që do të punohet që policia e Kosovës të ketë edhe më shumë ngritje”, tha ministri Veliu.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj, me ketë rast falënderoi ministrin për vizitën e tij.
“Ne kemi pasur rezultate të mira gjatë vitit të kaluar dhe po ashtu presim edhe rezultatet edhe në këtë vit. Ne e kemi për obligim të mbrojmë qytetarin e vetëm qytetarin. Policia e Kosovës krenohet me njësite policore që ka”, tha Qalaj.

Në fund tha se presim edhe që vitin e ardhshëm të tregojnë edhe më tepër rezultate.
/arbresh.info/

Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...