Ish-nënëkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka qëndruar sot në Gjermani.
Në cilesin e cilësinë e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë, është takuar me Burghardt Fülling – kryetar i CDU-së për qytetin e Velbertit, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit.
Përmes një postimi në facebook, Veliu ka shkruar se me ftesë të zotit Burghardt Fülling – kryetar i CDU në Velbert, në cilësinë e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë po qëndron për vizitë në këtë qytet të Gjermanisë, me qëllim të konsolidimit dhe thellimit të kontakteve ekzistuese në kuadër të marrëveshjes së partneritetit dhe marrëdhënieve të krijuara në mes LDK-së në Podujevë dhe CDU në Velbert.
“Gjatë takimit me z.Fûlling biseduam për format e bashkëpunimit dhe nënshkruam edhe një marrëveshje partneriteti për promovimin e mundësive, shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimit në shumë fusha, në mënyrë që të konsolidohet e thellohet marrëveshja mes dy subjekteve tona politike”, ka shkruar Veliu./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...