U bënë bashkë për të folur rreth gjendjes dhe menaxhimit të pandemisë COVID-19, por edhe për problemet që kanë të bëjnë më policinë e zjarrfikësit.
Por, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që janë edhe dy figurat kryesore në LDK, nuk ngurruan të flasin nga Gjilani për zhvillimet politike në vend.
Pas takimit me dyer të mbyllura në komunë, të dy morën rrugën për te komiteti i emergjencave për menaxhimin e pandemisë globale.
E pikërisht nga këtu pasi folën për gjendjen në të cilën po kalon Komuna e Gjilanit nga pandemia, komentuan edhe largimin e Vjosa Osmanit nga LDK e marrëveshjen në Bruksel.
Përderisa ministri Veliu tha se Vjosa Osmani s’mund ta ndaj LDK-në, për mocionin e Vetëvendosjes foli Haziri.
Të dy shprehen bindjen se Qeveria Hoti është duke punuar mirë./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...