Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu në një prononcim për “Gazeta Blic”, i ka quajtur të pa përgjegjshme deklaratat e anëtarit të AAK-së, Halil Matoshi, se Ramush Haradinaj ka takime intensive me anëtarët e LAA-së.
“Si të papërgjegjshme”, ka thënë shkurtimisht Veliu, kur u pyet nga Gazeta Blic se si i cilëson këto deklarata të anëtarit të AAk-së.
E në anën tjetër edhe nga AKR-ja ka pasur reagim të menjëhershëm nga nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu i cili kërkoi nga Matoshi të flas me emra.
Matoshi në njē intervistë për KTV-në tha se Ramush Haradinaj është ne negociata intensive me LAA-në dhe me individë nga VV.
“Nuk mund të konfirmoj që ka takime zyrtare me LVV-në por mund të ketë me individë të caktuar. Kurse me koalicionin me LAA-në dhe AKR-në e Behgjet Pacollit ka biseda e takime intensive të përditshme”, ka thënë Matoshi.
Ndryshe gjatë ditës së sotme koalicioni LAA ka pasur takim ku edhe është vendosur të mos bashkëpunojnë me koalicionin PAN./arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...