Nënkryetari i LDK -së Agim Veliu tha se qëllimi i LDK-së ka qenë që të mblidhen gjitha partitë dhe të arrijnë një konsensus për çështjet që janë më rendësi për Kosovën, përcjell arbresh.info.
“Nuk kisha pasur dëshirë që kjo tryezë të përdoret për tema të tjera ne e konsiderojmë se vendi është në një krizë institucionale dhe mendojmë se zgjidhja për këtë gjendje janë zgjedhjet e lira por duke e pasur parasysh që po kalojmë në procese të rëndësishme ne si LDK kemi dashtë që ti japim përparësi arritjes së një koncensusi për një periudhë dhe të arrijmë një pajtim për datën e zgjedhjeve dhe bashkërisht disa procese t’i kalojmë paraprakisht sepse janë çështje më interes për Kosovën. Ne mendojmë se është mirë që ti marrim temat një nga një dhe të ju japim zgjidhje për to dhe pastaj të biem dakord të gjithë edhe për datën e zgjedhjeve pasi t’i kryejmë disa tema të rëndësishme për Kosovën”./arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?