Veliu – Behramit: Pusho i qetë në tokën e Kosovës, të cilës ia kushtove jetën

12:30 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe njëherit nënkryetar i LDK-së, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e veprimtarit, Bajrush Behrami.

Në një koment në profilin e tij në facebook, Veliu ka shkruar se Ikja e tij e hershme në përjetësi është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për Kosovën.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

Me shpirtin e tij prej artisti dhe guximin e madh prej luftëtari, Bajrushi kontribuoi dhe i dha shumë vendit dhe shoqërisë. Ikja e tij e hershme në përjetësi është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për Kosovën. Pusho i qetë në tokën e Kosovës, të cilës ia kushtove jetën.

Shpërndaje në rrjete sociale