Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar një deklaratë ku tha se me tandemin Kurti – Osmani në Kosovë, është vështirë të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi.
Për këtë ka reaguar shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, i cili ka thënë se Vuciqi dëshiron ta ketë një udhëheqësi tjetër në Kosovë për ta arritur marrëveshjen, por koha kur ai ka vendosur për Kosovën, sipas Velës ka kaluar.
“Vuçiq aludon se me një lidership tjetër në institucionet e Kosovës, ai do të mund ta arrinte normalizimin. Megjithatë, koha kur Beogradi vendoste se kush drejtonte institucionet e Kosovës ka kaluar”, ka shkruar Vela.
Tutje, ai ka theksuar se përpjekjet e tij dhe Radojciqit për destabilizim të Kosovës do pengohen.
“Përpjekja e Vuçiqit dhe Radoiçiqit për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të pengohet dhe ndalet”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt
Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi...
Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi...
KEDS me punime, paralajmërohen ndërprerje të energjisë elekt...
Parlamenti i BE-së miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifa...
Izraeli në gatishmëri të lartë për një sulm të ri të mundshë...