Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Isufi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së,
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hasan Isufit, njërit prej aktivistëve të parë të Aleancës në Gjakovë, ish-kryetar i nëndegës në Osek Hylë dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare. Hasani do të kujtohet për përkushtimin e tij të palëkundur në rrugëtimin tonë për liri dhe shtet. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Isufi, miqve dhe gjithë aktivistëve tanë në Gjakovë. I përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...