Sot ka ndërruar jetë veprimtari Fahri Buçinca i cili ka dhënë kontribut të madh, sidomos në fushën e arsimit.
Është Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që ka dërguar telegram ngushëllimi drejt familjes Buçinca.
“Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të z. Fahri Buçinca, intelektual përparimtar, që punoi tërë jetën për arsimin e përparimin e të rinjve e të rejave të Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës. Përmes përkrahjes me bursa nga fondacioni Naxhije e Fahri Buçinca, qindra vajza realizuan ëndrrën e tyre për shkollim, që ishte mision jetësor i qiftit Buçinca”, është shprehur Tahiri.
“Veprat e z. Fahri Buçinca ndriquan figura historike të popullit tonë, prandaj sot Vushtrria e Kosova humbën intelektualin e patriotin e madh”.
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 28-vjeçari
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...
Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuad...
I jepet lamtumira e fundit Isuf Selmanajt
Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar